Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Vlorës nuk ka kaluar pa incidente. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se një 60-vjeçar nga fshati Bishtan është lënduar rëndë, pasi i ka plasur kapsolla në dorë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit, 60-vjeçarit i janë prerë tre gishtërinjtë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur.
E njëjta situata është regjistruar edhe në Librazhd ku djali 9-vjeçar i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë
