1 janari shënon dhe datën e marrjes së Kryesisë së OSBE, Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë.
Për një vit më radhë vendi ynë do të kryesojë organizatën përgjegjëse për sigurinë, dhe kjo konsiderohet një nga sukseset e mëdha të diplomacisë shqiptare, pas anëtarësimit në NATO dhe liberalizimit të vizave.
“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash.” -është shprehur ministri në detyrë i MEPJ-së, Gent Cakaj.
