Dy muaj më parë reperi i njohur Fero publikoi këngën ‘Jom rrit’, e cila përpos pëlqimeve mori dhe shumë komente akuzuese duke u quajtur e kopjuar. Ndjekësit pasi dëgjuan këngën, kuptuan se teksti i reperit është i ngjashëm me atë të këngës ‘Ashiqare’ nga Rina.
Së fundmi në një intervistë për emisonin ‘Mirage’, Fero ka sqaruar të vërtetën. Ai ka treguar se teksti i përket atij dhe se reperja ia ka marrë pa leje.
