Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Plaku dixhital” e “Guruja i korrupsionit”: Berisha e Gjiknuri e nisin 2020 me akuza të forta

21:55 / January 2, 20208 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
82087815 2820125571385405 4611736149285666816 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish Presidenti Sali Berisha dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri kanë debatuar fort mes tyre në ditën e dytë të vitit 2020. “Lufta” e nisur vitin e kaluar  ka rinisur përsëri. Ja postimet e tyre para pak minutash:

Postimi i Berishës:

Hajdut Gjiknuri, guruja i korrupsionit te tenderit 70 milion euro dhe guruja i madam Gjiknurit!

Reagim i fuqishem i autoriteteve te Frances ndaj hajduterise se qeverise shqiptare

Miq, nje hetim i guximshem i gazetarit investigativ
zbulon lidhje klamoroze ne aferen korruptive prej 70 milion euro te parkut solar te Vlores te Hajdut Gjiknurit dhe te te njejtit zyrtar te BE, qe se bashku me Ramen dhe Gjiknurin firmosen me ÇEZ kontraten me te cilen ju grabiten shqiptareve 3.2 miliard euro.

Lexoni shkrimin dhe shikoni dokumentat e gazetarit investigativ publikuar ne Hashtag.al. sb

LOJA 70 MLN EURO – Çfarë dinë shërbimet franceze për lidhjen Gjiknuri-Kopac?

Disa telefonata të bëra nga “Champs Elysee” drejt autoriteteve qeveritare shqiptare, sugjerojnë se qeveria franceze dhe shërbimet e sigurisë të këtij vendi, po kërkojnë zhbërjen e një tenderi të dyshimtë, për të cilin ata bëjnë direkt përgjegjës ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe një zyrtar të komunitetit të energjisë në BE, të quajtur Janez Kopac.
Le ta shpjegojmë historinë nga fillimi.
Në vitin 2018, qeveria shqiptare zhvilloi një tender ndërkombëtar për ndërtimin e parkut fotovoltaik (energji diellore) të Akërnisë, në Vlorë.

Në tender morën pjesë 6 kompani ndërkombëtare, mes tyre dhe një grup biznesi francez.
Pas përfundimit të garës, ministria e Energjisë e cila asokohe drejtohej nga Gjiknuri, shpalli fituese ofertën e kompanisë energjitike indiane “India Poëer Corporation” e cila kishte hyrë në këtë garë nëpërmjet një joint-venture me dy kompani ndihmëse me origjinë të paqartë. (lexo këtu)
Grupi francez që hyri në këtë garë, kishte marrë në mënyrë informale garancitë nga Gjiknuri se në këtë garë nuk do të kishte fitues të paracaktuar dhe se procedura do të filtronte ofertën më të mirë teknike dhe ekonomike.
Por francezëve u rezultoi ndryshe. U rezultoi se gara ishte e trukuar.
Janë dy të dhëna që orientuan trukimin:

a) Kompania Midami ltd, e regjistruar në Hong Kong, në joint-venture me kompaninë fituese indiane, rezulton si entitet biznesi i kamufluar, me pronarë të panjohur, e që dyshohet se është futur në lojë si siguresë për ujdinë e fshehtë për trukimin e garës. Kompania “Midami ltd”është krijuar në Hong Kong në vitin 2015 dhe është zyrtarisht përfaqësuese e shitjeve në Azi, e një koorporate ruse të lëndëve petrokimike në pronësi të biznesmenit rus Yakov Goldovsky.
Ky i fundit njihet për lidhje të dorës së parë me zyrtarë të rëndësishëm të institucioneve të energjitikës në Bashkimin Evropian.
Kompania Midami ltd, njihet si përfaqësuese e autorizuar shitjesh për produktet e Goldovskyt në Azi, por nuk është verifikuar se kush janë aksionarët dhe poseduesit e saj, nëse janë në ortakëri me Goldovskyn, apo janë shqiptarë, apo janë të tjerë të panjohur, apo janë të ndërthurur mes tyre.
b) CEZ-Kopac-indianët
Janez Kopac është drejtues i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Bashkimin Evropian.
Ai është një mbështetës i paepur i Gjiknurit, i vetmi zyrtar i huaj që shprehu pikëllim të thellë ditën kur Gjiknuri u shkarkua si ministër i Energjisë me firmë të Edi Ramës. (lexo këtu)
Lidhja Kopac-Gjiknuri nisi të konsolidohej në vitet 2014-2015, në kohën kur Gjiknuri po bënte tratativa me kompaninë CEZ, për dëmshpërblimin e kësaj të fundit me mirëkuptim.
Janez Kopac, erdhi në Tiranë dhe loboi fuqishëm tratativat dhe bëri thirrje në mënyrë të përsëritur se problemi me CEZ nuk duhej të shkonte në arbitrazh por palët duhej të gjenin një zgjidhje në tavolinë. (lexo këtu dhe këtu)
Më pas Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjeti marrëveshjen 600-milionëshe me CEZ si të dëmshme për interesin e shtetit shqiptar.
Janez Kopac, ushtroi një ndikim të fortë që të arrihej ujdia me CEZ, ai posedonte lidhje direkte me pronarët e fuqishëm të kompanisë CEZ dhe loboi në interesin e tyre, njëherësh u miqësua dita ditës dhe me Gjiknurin në këtë periudhë.
Por Kopac ka qenë aktiv dhe në mbështetjen e projektit 70 milionë euro për parkun foto-voltaik të Vlorës. Nëpërmjet disa deklaratave ai ka mbështetur realizimin e këtij tenderi dhe e konsideroi sukses zhvillimin e tij, pasi u shpall fituese kompania indiane “India Poëer Corporation”. (lexo këtu)
Rezulton se kompania indiane “India Poëer Corporation” ka dy aktivitete kryesore në Evropë.
E para është aktiviteti i punës që siguroi në Shqipëri, për ndërtimin e parkut fotovoltaik.
E dyta është synimi që ka kjo kompani për të hyrë në tregun bullgar të energjisë.
Por si do hyjë në këtë treg?
Raportimet nga media bullgare informojnë se kompania indiane është në tratativa me kompaninë CEZ në Bullgari me qëllim që t’i blejë asaj aktivitetin e biznesit. (lexo këtu)
Duket se indianët operojnë vetëm në ato tregje ku kanë ndikim miqtë e Janez Kopac, në Bullgari me miqtë e tij të CEZ dhe në Tiranë, me mikun e tij Gjiknuri.
Një burim i mirëinformuar i tha Hashtag.al, se janë pikërisht këto lidhje të cilat janë gjurmuar dhe investiguar në mënyrë më të detajuar nga autoritetet franceze, që kanë sjellë reagimin e tyre.
Francezët kanë kërkuar zhbërjen e tenderit 70 milionë euro për parkun fotovoltaik të Vlorës, duke e konsideruar të trukuar dhe të dyshuar si korruptiv, ndërsa Gjiknurin e dyshojnë si një ministër të zhdërvjelltë që ka arritur të lidhë interesat e veta me ato të Kopac duke i lënë “peshqesh” kryeministrit Rama një faturë jo të vogël politike në raport me francezët. / Hashtag.al

Gjiknuri shkruan:

Keqardhje për “Plakun dixhital” që ka zgjedhur ta fillojë vitin 2020 me riciklim fletërrufesh haluçinante, të publikuara vitin e shkuar në një portal. Sajesa të sponsorizuara e të përsëritura, pjesë e axhendave të dyshimta, që në këtë rast kanë përdorur edhe “Plakun dixhital” për të amplifikuar një gënjeshtër që në thelb synon veçse të shantazhojë biznese dhe frenojë investimet e huaja në Shqipëri dhe nuk ka të bëjë fare me personin tim që ka mbi 12 muaj i shkëputur nga ajo detyrë dhe si rrjedhim dhe nga procedurat e mëtejshme të këtij projekti. Duke hedhur poshtë përmbajtjen e kësaj fletërrufeje, deklaroj me përgjegjësi të plotë se gjatë detyrës sime si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kam respektuar plotësisht ligjet dhe mbrojtur deri në fund interesat e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Kjo, shpesh herë edhe me koston e përballjes me shpifje ordinere dhe shantazhe portalesh të caktuara, të nxitura nga interesa politike apo ekonomike. Shpifje që bëjnë ciklin e xhiros së zakonshme të amplifikimit nga portalet tek “Plaku dixhital” dhe anasjelltas nga “Plaku dixhital” tek portalet.

Është e pamundur të arrish në destinacion nëse rrugës humbet kohën duke qëlluar me gurë çdo qen që leh. Gjithësesi, për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ankandi i Parkut Fotovoltaik të Akërnisë është ideuar, organizuar, zhvilluar dhe monitoruar në kushtet e një transparence maksimale ndaj çdo pale të interesuar, medias dhe opinionit publik. Zhvillimi me sukses i ankandit për mbështetjen e energjive të rinovueshme në Shqipëri u përshëndet jo vetëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. “Në vitin 2018, në kuadër të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria përfundoi me sukses një ankand për mbështetjen e energjive të rinovueshme”, vlerëson Bashkimi Evropian (pjesë e të cilit është edhe Franca) në Raportin e Progresit të vitit 2019 për Shqipërinë, faqe 48. Ndërkohë, negocimi dhe lidhja e kontrates me investitorin privat u krye me ndihmën e ekspertëve të BERZH, si garant për respektimin e standardeve ndërkombëtare për këtë industri.

Ndryshe nga ajo çka thonë shpifësit e paguar, qartësisht ai nuk është një tender me para publike por një investim privat që arrin vlerën e mbi 70 milion eurove. Përzgjedhja e kompanisë fituese është bërë me garë ndërkombëtare në bazë të kritereve ekonomike dhe eksperiencës në këtë sektor. Ndërkohë, fituesi ka ofruar çmime energjie më të lira se sa kanë marrë vendet e rajonit në vitin 2018 për ankande të ngjashme dhe gati 10 euro më të lira se çmimet mesatare vjetore të importit të energjisë elektrike nga kompanitë publike të energjisë.

“Plaku dixhital” duhet të zgjidhë dilemën. E kanë përdorur për të amplifikuar një shantazh ndaj bizneseve private apo ka diçka që i djeg pas veshit lidhur me hetimet që ende vazhdojnë për privatizimin e OSSH tek CEZ a.s., rolin e familjarëve dhe të tijin personal?! Nuk gjendet dot një arsye përse ky njeri merakoset sot se kush po kërkon të blejë kompaninë CEZ në Bullgari apo gjetkë! Apo mos ka hallin se në blerje e sipër dalin dhe dokumenta që vërtetojnë transaksione të pashpjeguara me Shqipërinë në kohën e privatizimit?!

berisha e gjiknuri guruja i korrupsionit plaku dixhital
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.