Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria ndër vendet e para në Europë për çmimet e lira në restorante

08:49 / January 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
restorant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Një drekë për dy persona me tre pjata kushton mesatarisht 2500 lekë. Kosova vijon të mbetet më e lira në Europë për të konsumuar një vakt në një restorant mesatar, ku sipas Numebo.com, fatura për dy persona vjen mesatarisht 1850 lekë

Shqipëria renditet ndër vendet më të lira të Europës për sa i përket çmimeve të lira në restorante. Sipas portalit më të madh mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Shqipëria renditet e pesta në Europë si më e lira, duke përmirësuar kështu renditjen në raport me një vit më parë.  Megjithatë duhet nënvizuar se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit është më e lirë.

Një drekë për dy persona me tre pjata kushton mesatarisht 2500 lekë. Kosova vijon të mbetet më e lira në Europë për të konsumuar një vakt në një restorant mesatar, ku sipas Numebo.com, fatura për dy persona vjen mesatarisht 1850 lekë.  Çmimet vijojnë të jenë më të lira edhe në vende të tjera të rajonit. Kështu në Maqedoninë e Veriut një drekë për dy persona kushton mesatarisht 1971 lekë, ndërsa në Serbi një drekë për dy persona shkon diku me pak se 2500 lekë, me një diferencë të vogël me Shqipërinë.

Edhe Ukraina renditet në listën e pesë vendeve më të lira të Europës, ku sipas të dhënave të raportuara nga individët në Numbeo, fatura për një vakt në restorant është 2230 lekë.

Bosnja dhe Mali i Zi janë më të shtrenjtat e rajonit. Bosnja ka një diferencë të ngushtë me Shqipërinë, ku një drekë atje kushton mesatarisht 2527 lekë. Ndërsa Mali i Zi, i 12-ti në renditje, vlerësohet të jetë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor, ku fatura shkon mesatarisht 3000 lekë, duke kaluar kështu edhe vende anëtarë të BE-së si Çekia apo Bullgaria.

Ku kushton më shtrenjtë

Duhet ta pyesni veten mirë nëse do të drekoni në një restorant në Zvicër apo në Islandë. Zvicra është vendi më i shtrenjtë i Europës ku sipas Numbeo një drekë atje kushton mesatarisht 11,188 lekë, ndjekur nga Islanda me 11,159 lekë.

Vendet nordike gjithashtu janë ndër më të shtrenjtat në Europë. Në Norvegji dreka kushton mesatarisht 96,000 lekë, pasuar nga Danimarka rreth 8,240 lekë.

Ata që do të udhëtojnë drejt vendeve fqinje si Italia apo Greqia, duhet të dinë se një drekë në restorant për dy persona kushton përkatësisht 6150 lekë dhe 4180 lekë.

Në Çeki, një tjetër destinacion popullor turistik për shqiptarët, dreka kushton jo më shumë se 2900 lekë, duke u renditur kështu krahas vendeve të lira./ Monitor

çmimet e lira europe restorante Shqiperia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.