Vrasja e gjeneralit të fuqishëm iranian Qassem Soleiman nga forcat amerikane pritet të rrisë tensionet mes dy vendeve. Ish drejtori i përkohshëm i CIA-s Michael Morell ka bërë një deklaratë të fortë duke komentuar ngjarjen.
“Soleimani ishte një gjeni i keq, që kishte shumë gjak amerikan në duar. Bota është një vend më i mirë pa të, por problemi është se do të paguhet një çmim i rëndë. Së pari, do të ketë amerikanë të vdekur, civilë të vdekur amerikanë. Mund të ndodhë në ditët e ardhshme në vendet ku Irani ka ndihmës”, ka deklaruar ish-drejtori i CIA-s, raportojnë mediat amerikane.
Ndërkohë që në varimin e Soleiman janë dëgjuar thirrjet “Vdekje Amerikës” duke paralajmëruar një “hakmarrje të ashpër” për vdekjen e tij. Varimi i tij u bë në Bagdadm ku morën pjesë mijëra mbështetës.
