Xheni dhe Bernardi ishin një nga çiftet më të dashur të edicionit të Bih Brother, një lidhje që e vijuan dhe pasi dolën nga shtëpia më e njohur.
Lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritje por që ata janë ende bashkë. Ka qenë vetë Xheni që e ka treguar këtë në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj.
“Pse keni thënë se jeni ndarë ti dhe Benardi pas daljes nga Big Brother?’, shkruan një ndjekës.
“Ishim të ndarë”, është përgjigjur ajo.
“Po si ka mundësi që ti nuk ke asnjë foto me Benardin në Instagramin tënd?”, i shkruan një ndjekës tjetër.
“Sepse vendosëm të mos e bënim publike”, ka replikuar Xheni.
“Cila është arsyeja që e mbajtët lidhjen të fshehtë dhe larg rrjeteve sociale?”.
“Besoj se pas një ndarjeje nuk është mirë t’i bësh gjërat direkt publike, sepse nuk di as vetë si do të shkojë lidhja. Kjo ishte arsyeja”, ka treguar Xheni.
