Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rregullat e reja të punës/ Udhëtimi nga shtëpia në zyrë hyn te orët e punës

14:16 / January 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punetorte 60 perqind
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Zvicër nga 1 janari, udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobus, mund të konsiderohet orar pune. Me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë. Ky revolucion siç përshkruhet nga mediat e huaja, ia njeh kështu punonjësve publikë të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesë dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë.

Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës. Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angli, ndalohen syzet inteligjente Meta në gjykata

17:18 / August 12, 2026

BE jep 2 milionë euro ndihmë për Kolumbinë pas tërmetit 7.4 ballë

14:33 / August 12, 2026

Përplasje në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ndërpret konferencën pas ndërhyrjes së deputetëve

14:29 / August 12, 2026

Rrezik për sigurinë në Kosovë? Shefi i KFOR-it: Mund të shtohen trupat ushtarake

14:25 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.