Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregori ka postuar një foto nga deti, të cilën e ka shoqëruar me një poezit të Teodor Kekos.
Në vargjet e poezisë “Madhështia e detit”, e shkruar në vitin 1980, Gregu mesa duket shprehur ndjenjat e tij për të dashurën që humbi jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Edhe pse ai nuk përmend emra lë hapsirë që të interpretohet se dedikimi është për të.
“Ne rrinim të heshtur pranë detit, vështrimi mbi ty më mbeti. “Sa më do, e dashur?” Ti sytë hodhe nga deti…,”-shkruante krahas fotos Gregu.
Postimi i Gregut
Kristi Reçi humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me babain e tij Eduard Reçin, 54 vjeç, nënën Dolora Reçin, 49 vjeç, Klaus Reçin, 21 vjeç. Sipas mediave italiane, studentja e mjekësisë dhe Gregu ishin bashkë prej dy vitesh dhe ishin fejuar.