Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia nuk gjen paqe / 44 protestues të plagosur, mes tyre 25 efektivë policie

22:34 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka bërë bilancin e personave të plagosur dhe të shoqëruar si pasojë e protestës së dhunshme që u zhvillua gjatë ditës së sotme përballë parlamentit grek në Athinë. Sipas policisë greke 44 persona kanë mbetur të plagosur, 25 prej të cilëve policë si pasojë e përplasjes mes policisë dhe protestuesve në sheshin ‘Sintagma’.

Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona. Rreth 60 mijë protestues me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar sot para parlamentit grek, pasi kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit. Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqëzimin e Maqedonisë”, qindra autobusë me që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja mbi emrin e ri të Maqedonisë, e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit gati 30 vjeçar mes dy vendeve fqinje duke e riemëruar këtë vend të vogël të Ballkanit “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Greqi plagosur Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.