Vajza sipërmarrëse që i ka rrëmbyer zemrën ish-banorit të Big Brother, Arbër Çepanit quhet Evi Gjikura. Ashtu sikurse vetë Arbri deklaroi në emisionin “Mos i fol shoferit”, Evi nuk është një emër i njohur në botën e showbiz-it.
Me një shikim të shpejtë ne rrjete sociale, shikojmë profilin e sipërmarrëses në fushën e turizmit, që me sa duket prej kohësh ka krijuar një lidhje me ish-banorin e BB, Arbër Çepani.
Në profilin e saj nuk mungojnë as fotot me Arbrin, ku ndër të tjera dallohen dhe komente romantike të lëna nga moderatori dhe ish-banori i Big Brother.
“Sa me fat ky musteqa”,– shkruan Arbri në një foto ku shfaqet në një harmoni të plotë përkrah vajzës me emrin Evi.
Postimi i Evi Gjikurit dhe komenti i Arbër Çepanit.
Duket se vajza është e përfshirë në menaxhimin e një rrjeti hotelesh dhe është një sipërmarrëse në fushën e turizmit. Vetë Arbri pohoi se ata kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre për projekte të ndryshme.





