Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryemadhi paralajmëron largimin: Unë dhe Vasili u bëmë 15 vite në politikë, do ua japim LSI-në të rinjve

16:59 / January 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Kryemadhi Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monika Kryemadhi paralajmëron largimin nga politika.

Ajo thotë se ka 15 vjet në politikë dhe se duhen larguar fytyrat e vjetra.

Kryemadhi i ka bërë thirrje të rinjtve që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim se do t’i lirojë vendin.

Nga studio e emisionit “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh se LSI është e hapur për të rinj të reja profesionistë, të aftë që kanë bërë një karrierë jashtë jetës politike për të kontribuuar dhe marrë edhe poste drejtuese në parti.

“Konventa e ditës së shtunë, thoshte që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, pra unë, zoti Manjani, zoti Vasili, Luan Rama e të gjithë të tjerët, po themi në investimin tonë , unë 15 vjeçar, zoti Manjani 6 vjeçar, zoti Luana Rama 8 vjeçar, zoti Vasili 15 vjeçar e shumë të tjerë, po ua japim investimin tonë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, disa fytyrave të reja që të vijnë dhe ta marrin. Dhe dyert janë të hapura për të kandiduar për deputetë, për administratë, për komisionet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pse jo dhe drejtues të partisë. Dhe ajo që unë mendoj, që ndoshta kemi edhe një keqkuptim nga ju, është që të largojmë fytyrat e vjetra, sepse ne që kemi qeverisur nuk kemi më pse të rrimë vërdallë dhe t’u imponohemi të tjerëve. Hajde t’u hapim rrugën djemve dhe vajzave të reja.

Është shumë inovative kjo që thoni…

Është inovative, por ka nevojë edhe për një strukturë eksperience dhe profesionalizmi. Pse? Sepse në qoftë se ne në LSI kemi shumë të rinj dhe të reja dhe do t’iu mungojë ana profesionale, atëherë prandaj dhe ne kërkojmë hapjen e partisë, për të përfshirë njerëz që janë jashtë partive politike, vijnë nga bota akademike, nga një botë në të cilën kanë krijuar karrierën e tyre profesionale, për ta rigjetur veten dhe për të bërë edhe ndryshimet që duhen bërë. Sepse nëse ti nuk beson te Monika, do ta lësh fatin tënd në dorë të Monikës apo do të vish ta ndryshosh? Do ta ndryshosh dhe kjo është hapja e partisë”.- u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.