Deri tani jemi hasur me shumë personazhe të shoëbiz-it të cilët fillimin e vitit të ri kanë zgjedhur ta kalojnë në mënyrë të veçantë.
Një ndër to është dhe moderatorja Jona Spahiu e cila bashkë me familjen e saj kanë vendosur të shkojnë drejt plazhit. Ata kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre.
Përmes një postimi ne “Instagram” Jona shfaq bashkëshortin e saj dhe të birin buzë detit, të cilët së bashku kanë kombinuar edhe rrobat e banjës.
“Le të zgjasë kjo lidhje përgjithmonë”, shkruan moderatorja duke ju referuar lidhjes së tyre të fortë atë e bir.