Komisioni i Venecias pasi pranoi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë.
Në një reagim sot Komisioni i Venecias nëpërmjet zyrës së shtypit është shprehur se vizita e delegacionit do të bëhet në fillim të muajit shkurt, pasi të jenë bërë dhe vlerësimet parapreke të kërkesës së Kuvendit.
Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe institucioni i Presidentit të Republikës përmes zëdhënësit Tedi Blushi.
“Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”, shprehet Blushi përmes një postimi në rrjetin social facebook.
