Me mijëra vetë kanë marshuar këtë fundjavë mbi Urën e Brooklyn-it, në New York City për të shprehur solidaritetin e tyre me komunitetin hebre njujorkez pas një serie sulmesh të dhunshme të javëve të fundit.
Imami shqiptar Kukaj ishte edhe një nga pjesëmarrësit shqiptarë në Marshimin Jo Urrejtje, Jo Frikë, mbi Urën e Brooklyn-it, ashtu si ka qenë pjesë e deklaratave dhe qendrimeve ndërkomunitare e mbarënjujorkeze pas sulmeve të dhunshme të këtyre javëve.
“Nëse nuk kemi paqe, kjo vjen nga që kemi haruar se i përkasim njëri-tjetrit”, thoshte Nënë Tereza. Në këtë hapësirë që ndajmë së bashku këtu, le të ruajmë frymën e lirisë dhe të qytetarisë. Le t’I themi jo Urrejtjes dhe Frikës. Le të mbajmë një Qytet për të gjithë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
