Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Patozi tallet keq me Bashën: Është gjigand i pakonkurrueshëm i mendimit politik

22:05 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim basha Astrit PAtozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ironizon kryedemokratin Lulzim Basha, i cili sot tha se çdo sistem zgjedhor në Shqipëri është i destinuar të dështojë, pasi problemi qëndron te lidhja e krimit me politikën dhe blerja e votës.

“Alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, sipas të cilës fajin e ka çdokush përveç atij”, deklaroi Basha.

Patozi e ironizon përmes një komenti në Facebook:

“Sot paska thënë se “ata që janë kundër sistemit, po i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”. Që do të thotë se duhet të biesh dakord me Edi Ramën për ruajtjen e statuskuosë, siç ka bërë ai vetë, që të quhet se je kundër tij”.

Reagimi i plotë i Patozit:

QË TË QUHESH KUNDËR EDI RAMËS, DUHET TË JESH PRO TIJ

Është, pa as më të voglin dyshim, një gjigand i pakonkurrueshëm i mendimit politik shqiptar për të gjitha kohërat. Sot paska thënë se “ata që janë kundër sistemit, po i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”. Që do të thotë se duhet të biesh dakord me Edi Ramën për ruajtjen e statuskuosë, siç ka bërë ai vetë, që të quhet se je kundër tij.

Dhe hajde pastaj bëj debat pas kësaj fraze legjendare! Ia vlen më mirë të dorëzohesh dhe të duartrokasësh, duke e konsideruar veten me shumë fat që ke jetuar në epokën e tij. Sepse duhet talent i rrallë që të shqiptosh fjali kaq hijerënda live para kamerave dhe pa t’u dridhur qerpiku.

Astrit Patozi Bindja Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.