Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kjo dietë 15 ditore po bën namin në rrjete sociale

15:17 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DETOX
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse është fillimi i muajit, me siguri shumica prej lexuesve tanë po planifikojnë që tani tryezën festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, që siç ‘’e kërkon” tradita duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Po sikur në vend që të mendoni për bakllavanë dhe gjelin e detit, t’i bëni vetes një të mirë duke pastruar organizmin nga toksinat, metalet e rënda dhe lëngjet e tepërta që keni mbledhur gjatë gjithë vitit?

Mjafton të keni vullnet të hekurt dhe të ndiqni me përpikëri për 15 ditë regjimin e mëposhtëm, i cili përmirëson sistemin tretës, parandalon alergjinë, rënien e flokëve etj.

ZGJIMI: Niseni ditën me një gotë ujë të vakët, ku keni shtuar paraprakisht një lugë gjelle uthull molle dhe një majë luge sodë buke. Përziejeni mirë derisa soda e bukës të tretet, dhe më pas pijeni. Pasi të kenë kaluar 45 minuta mund të hani mëngjes.

MËNGJESI: Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi është i pari që ushqen organizmin me energji të reja pas filtrimit të toksinave gjatë gjumit. Për fat të keq, është edhe vakti më i nënvlerësuar pasi të shumtë janë ata që nuk e konsumojnë. Gjatë ditës 15-ditore, mëngjesi do të përfshijë vetëm lëngje detox, si për shembull lëng i freskët me mollë jeshile, kastravec, gjethe spinaqi ose selinoje, kanellë dhe xhinxher. Mund të pini sa gota të doni.

DREKA: Gjatë drekës këshillohet të keni sa më shumë kujdes, përsa i përket përdorimit të kripës dhe vajit të ullirit. Nuk duhet të mungojë kurrsesi sallata me gjethet jeshile, si sallata jeshile, spinaqi, selinoja, rukola, sallata valeriana, qepët e njoma, brokoli etj. Pas sallatës, mund të hani një supë kremoze me perime, mish pule të zier ose gatuar në avull, fileto gjel deti ose peshk.

ZEMRA: Nga dreka deri në darkë, mund t’i lejoni vetes një vakt të ndërmjetëm ku lejohet konsumimi i ftutave të thata si bajamet, lajthitë apo stikat. Nuk mund të hani më shumë se 10 kokrra në total. Nëse ju ka tepruar pak nga lëngu i mëngjesit, mund ta pini.

DARKA: Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që darka është vakti i ”mëkatit”, pasi e lëshojmë veten dhe hamë gjithmonë e më shumë. Gjatë darkës këshillohet të hani 2 mollë jeshile, një gotë me kos me 0% yndyrë, ose perime të gatuara në zgarë, shoqëruar me pak djathë pa yndyrë ose gjizë.

RRJETE SOCIALE tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.