Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si po importohen qingja bullgarë dhe rumunë në Shqipëri, 50 lekë më lirë se mishi i vendit

21:11 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qingja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e rajonit po zgjerojnë hartën e produkteve ushqimore që importojnë në Shqipëri. Bullgaria dhe Rumania po falimentojnë fermerin tonë, pasi mishi i bagëtive të imta që sjellin këto vende kushton afërsisht 50 lek të reja për kilogram më pak, se mishi vendas.

“Me shitjet e blegtorisë kemi shumë probleme, nuk ka treg nuk konkurojmë dot me bullgarin këtu na ka mbytur qingji bullgar. Ne e çojmë 10 herë qingjin në treg dhe nuk e shesim dot”, thotë një fermer.

“Të huajat preferohen sepse e ka çmimin më të lirë. Ai e ka 2 mijë e 500 lekë kilen, i joni e ka 3 mijë lekë. Detyrimisht ne bredhim nëpër pazare paguajmë taksa dhe tatime pastaj mallim e sjellim në shtëpi”, thotë një tjetër fermer.

Sipas fermerëve shërbimet e gjësë së gjallë kushtojnë më shumë se çmimi që kërkon industria e përpunimit të mishit dhe të qumështit. Për pasojë fabrikat e  mëdha sytë i kanë kthyer nga femerët e huaj.

“Unë me dele me dhi më shkojnë tek 50 krer pa matrikull sepse kërkon 2 mijë lekë një kokë. Nuk e përballoj dot, kë të përballoj më përpara matrkullin, ilaçet e skaduara, plugun, frezën, tokën me qira”, thotë fermeri.

“Pata 300 kokë dele para dy muajsh e shkatërrova tufën, imagjino ti, 80 lekë litri  qumështi deles.  Falimentova”, tregon një tjetër.

Mungesa e etiketimi në dyqanet e mishit për konsumatorin sjell mashtrim. Kujdes nëse në dyqanet e mishit lexoni një etiketë mishi i freskët vendi, me shumë gjasa jeni duke blerë mish qengji bullgar ose rumun. / tch


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.