Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Thaçi i shkruan Kurtit: Jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa! Do mandatohesh apo…?

11:54 / January 10, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar përsëri letër kreut të LVV -së, Albin Kurti, për vonesat që po krijohen në propozimin e mandatarit për kryeministër.

Në letrën e tij Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse LVV’ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thotë ai në letër, të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër, siç përmendet në pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Situata monitorohet 24 orë në shtatë ditë”/ Zjarret aktive në vend, ministri Nufi: Janë 650 forca të angazhuara

19:30 / August 12, 2026

Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje

18:44 / August 12, 2026

“Territorialja”, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakë socialistë në Kuç të Vlorës

17:38 / August 12, 2026

“Territorialja”, këshilli bashkiak i Divjakës firmos kërkesën: “Jo” bashkimit me Lushnjen

16:58 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.