Shtatorin që lamë pas dasma e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit ishte në qendër të medias rozë me një ceremoni fantastike buzë detit.
Çifti vendosi të jetojë mes Tiranës dhe Prishtinës, por mesa duket ky vit do të jetë edhe më emocionues për bukuroshen e ekranit.
Burime për revista “Who” bëjnë të ditur se pak muaj pas dasmës, Jonida është në pritje të ëmbël.
E pyetur para dasmës për planet e saj për t’u bërë nënë, Jonida shprehu dëshirën për sa më shumë fëmijë.
“Unë i dua shumë fëmijët, shumë. Kështu që sa më shumë aq më mirë. Nuk është se kam një numër për të thënë. Ne i themi në Tiranë: “Sa të ketë shkruajtur Zoti”!, u shpreh Jonida.
Kujtojmë se Jonidën do e shohim shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”, si pjesë e jurisë së shoë-t me talente të reja “Top Talent”.
