Pasi Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së gjithçka u përmbyll me një foto familjare, e për të kapur atë të duhurën kërkohet shumë punë.
Ose të paktën kështu ka ndodhur për njërin prej fotografëve, të cilit nuk i dilnin mirë llogaritë për të bërë foton që donte dhe kjo për shkak të gjatësisë së kryeministrit Edi Rama.
Epo duket se ai e gjeti zgjidhjen dhe ka qenë një ndër momentet më pikante, ku është shoqëruar me mjaft të qeshura. Ai hipi majë një shkalle për të bërë foton perfekte të të gjithë të pranishmëve. Dhe besojmë se ia doli.


