Një zhurmë e madhe që u bë pas disa shkrimeve ironizuese ndaj motrave Vjollca dhe Xhemi Shehut ka ndezur një debat që duket se do të zgjasë mes tyre dhe Alketa Vejsiut.
Por kjo e fundit ka vendosur të reagojë vetë duke iu përgjigjur disa komenteve në faqen e saj në Instagram.
Një komenti që e paralajmëron të mos merret me Luana dhe Marina Vjollcën, ajo ia kthen me shumë pozitivitet.
“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, i shkruan një tjetër komentues ndërsa Alketa tregon se nuk ka asgjë me to. “Janë super yje. I duam”, përgjigjet moderatorja.

Ndërsa një komenti tepër negativ, Alketa zgjedh t’i përgjigjet duke i dhënë disa këshilla:
“Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane”, ndërsa Alketa ia kthen: “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty”.
Postimet për Xhemin dhe motrat Vjollca na faqen e portalit të saj, Revista Class, ku ironizonte Xhemin si aktore dhe Luanën dhe Marinën për “jetën e sheikeve”, morën tepër reagime dhe bënë bujë në rrjetet sociale.
