Përmes një videoje, shpërndarë në rrjetet sociale nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, tregon se bashkë me bashkëshortin, aktorin Bes Kalllaku, po argëtohen në një mbrëmje festive mes miqsh.
Hipur mbi karrige e duke kërcyer, Xhensila duket se e ka shijuar shumë darkën festive, ndërsa Klajdi Haruni këndonte këngën, “Çuno more çun gushën si pullum”.
Një atmosferë e ndezur, në sfond duken miqtë e ngushtë të çiftit, ku ngjitur me Bes Kallakun qëndron dhe aktori Arben Derhemi.
