Ndeshja miqësore mes legjendave të Shqipërisë, Italisë, Greqisë e Turqisë ende nuk ka nisur, por lojtarët janë futur në fushë për të bërë nxemjen.
Të parët që zbritën në fushë ishin futbollistët italian, të cilët kanë bërë stërvitjen e parë ku kanë marrë dhe duartrokitje nga tifozët e pranishëm.
Chimenti, Zaccardo, Tomassi dhe Perrota kanë qenë ndër të parë që kanë nisur të pasojnë në fushë dhe kanë marrë udhëzimet e fundit para ndeshjes.
