Perëndimi i diellit në Tiranë sot ka qenë i veçantë. Qielli ka marrë ngjyrë portokalli e më pas të kuqërremtë teksa dielli shkonte poshtë.
Dhjetra foto kanë mbushur rrjetet sociale, me pamjet vërtet magjepsëse. Qielli i Tiranës ka qenë sot i mbushur me re në formën e topave të pambukut, por rrezet e diellit i kanë ndezur në perëndim, duke na falur këto pamje magjepsëse.




