Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilat janë lagjet më të plakura të Tiranës: Nga “Myslym Shyri”, te “Rruga e Dibrës”

20:54 / January 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koefiçenti i varësisë moshore tregon përqindjen e atyre mbi 65 vjeç mbi atë grup të popullsisë që ka një moshë nga 15 deri në 64 vjeç, pra ata në moshë aktive për punë.

Ky indikator shërben kryesisht për të përpiluar skemat e pensioneve por edhe politikat sociale, por nga ana tjetër është edhe një tregues deri diku i saktë i moshës së popullsisë në një zonë të caktuar, pra i plakjes së popullsisë.

Të dhënat e Bashkisë së Tiranës mbi koefiçentin e varësisë moshore na tregojnë pikërisht lagjet më të plakura të Tiranës, por edhe ato më të reja, e sidomos ato lagje që kanë një popullsi më aktive për punë dhe ato që kanë më pak.

Cila është lagja më e plakur e kryeqytetit?  Të dhënat tregojnë se është njësia numër dhjetë, pra zona që rrethon rrugën “Myslim Shyri”, nga të dyja anët e saj, dhe “Rrugën e Kavajës”, deri te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.

Në këtë lagje koefiçenti i varësisë moshore fiksohet në 24.7, ndërkohë që mesatarja e Tiranës fiksohet në 16.7 dhe ajo e Shqipërisë në 20.1, raporton SCAN.

Mosha mesatare në njësinë numër 10-të fiksohet në 42 vjeç. Pas njësisë 10-të, në listën e lagjeve me përqindjen më të lartë të të moshurave mbi moshën aktive të popullsisë, renditet njësia numër 8-të, pra zona e “Rrugës së Dibrës” dhe Shkollës “Partizani”.

Në vend të tretë renditet njësia numër 2, zona e “Tregut elektrik”, dhe më pas njësia numër 5, “Tirana e Re”. Po lagja me moshën më të re të Tiranës cila është? “Kombinati”!

Pra, njësia numër 6, së bashku me “Laprakën”, njësinë numër 11, me një koefiçent varësie për të moshuarit në vetëm 12.7, pra sa gjysma e lagjeve më të plakura, ndërkohë që mosha mestare në të dy këto lagje fiksohet në 35 vjeç.

myslym shyri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.