Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama s’ka fuqi t’ia prishë Erdoganit”, Mustafa Nano i kërkon falje Harun Çelik: S’ma ndjen për kauzën tënde, ndjesë për këtë poshtërsinë e vendit tim

22:32 / January 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nano Rama Celik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Rama s’ka fuqi t’ia prishë Erdoganit”, Mustafa Nano i kërkon falje Harun Çelik: S’ma ndjen për kauzën tënde, ndjesë për këtë poshtërsinë e vendit tim (Video)

Mustafa Nano në monologun e tij në “Provokacija” është ndalur te çështja e dëbimit të nësuesit turk, Harun Çelik nga Shqipëria. Mes të tjerash, Nano zbulon sipas tij Çelik u dëbua nga vendi sepse kryeministri Rama nuk ka fuqi “t’ia prishë Erdoganit”.

Teksa e quan poshtërsi, Nano i kërkon mësuesit turk falje publike në emër edhe atë atyre që mendojnë si ai.

Monologu i plotë nga Mustafa Nano:

Në datën 1 janar, një shtetas turk me emrin Harun Çelik, i hipi një avioni të linjës Air Albania, dhe u kthye në vendin e tij, në Turqi. Por nuk u kthye si një udhëtar i zakonshëm. Nuk u kthye as me dëshirën e tij. Përkundrazi, u kthye pa dëshirën e tij. Dhe u kthye në pranga. Ishin autoritetet shqiptare që ua dorëzuan atyre turke. Ndonëse ai iu tha: “Ju lutem, mos më çoni në Turqi, pasi unë jam gylenist, dhe si i tillë, jeta ime është në rrezik”, autoritetet tona as që deshën t’ia dinin. Ato bënë çfarë iu kërkua nga Ankaraja. E bënë këtë me ngut, me zell, në shkelje të procedurave ligjore që ekzistojnë në Shqipëri.

Ai iu dorëzua autoriteteve turke në Rinas vetëm disa orë pas marrjes së vendimit për largimin e tij. Vetëm disa orë, në një kohë që duheshin pritur disa ditë, në një kohë që duhej pritur ankimimi i tij ndaj këtij vendimi. Pse u veprua kështu? U veprua kështu, sepse kryeministri shqiptar nuk ka fuqi t’ia prishë Erdoganit. Nuk ka fuqi t’i thotë: “I dashur Rexhep, të kam xhan e të kam shpirt, dhe ti e di që nuk të gënjej kur them se të kam xhan e të kam shpirt, por këtë gjë mos ma kërko. Këtë gjë nuk ta bëj dot, pasi së pari kjo është një gjë që vendoset nga gjykatat tona, dhe së dyti unë nuk kam ndërmend të dal kundër qëndrimeve të SHBA-ve në këtë pikë, pasi SHBA-të janë aleati ynë i madh, pa kushte, për jetë. Edhe juve turqit jeni aleatët tanë, jeni shumë të rëndësishëm madje, por nuk jeni më të rëndësishëm sesa amerikanët.”

Kjo do të ishte alamet alibie për Ramën. Por ai nuk e shfrytëzoi këtë alibi. Sepse për të është më e rëndësishme t’i bëhet rrogoz Erdoganit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.