Teherati ka pranuar katër ditë pas tragjedisë së avioni ukrainas ku humbën jetën 176 persona është përgjegjësi e tij. Duke cituar burime ushtarake, televizioni shtetëror thotë se ka ndodhur si pasojë e një gabimi njerëzor.
Rohan ka thënë se është një gabim i pafalshëm dhe se hetimet do të vijojnë për të nxjerrë autorët e tragjedisë së rëndë. Një zyrtar i ushtrisë iraniane ka konfirmuar se Boeing u rrëzua pak para nisjes nga aeroporti “Imam Khomenei” i Teheranit, dhe është ngatërruar me një avion të armikut. Më herët Irani e kishte mohuar faktin se avioni është rrëzuar me raketë.
Kryeministri kanadez, vend nga i cili ishin disa nga viktimat kërkon drejtësi për ta. Ai kërkoi transparencë për të gjithë viktimat, ndërkohë që ishte i pari që deklaroi se avioni u rrëzua për faj të Iranit.
