Pas krizës për tërheqjen nga titujt mbretëror nga shtëpia Windsor, Meghan Markle niser për në Kanada, duke lënë Harry të diskutojë një marrëveshje të re me Mbretëreshën Elisabetë. Në Amerikën e Veriut dukët e Sussex kanë lënë djalin Archie, 8 muajsh me dadon. Të dy kanë kaluar shtatë javë në Vancouver.
Elisabeta kërkon zgjidhjen e krizës brenda pak ditëve me një marrëveshje ku të mbeten të gjithë të kënaqur.Sinjalet e para të mosmarrëveshjeve me familjen mbretërore erdhën në pranverë, kur Harry dhe Meghan kanë vendosur të krijojnë profilin e tyre personal në rrjetet sociale dhe të ndaheshin në këtë mënyrë nga lidhja me Uilliam dhe Kate.
Tashmë largimi i Meghan ka marrë emrin Megxit, dhe nga Meghan e prisnin të gjithë britanikët, por jo nga djali i dytë i Lady Diana
