Në emisionin e radhës “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën do të jetë i gjithë stafi i filmit “I Love Tropoja” me producent Ermal Mamaqin.
Mes lojërave dhe intervistave të ndryshme, Ermali nuk ka nguruar të bëjë publikun të qesh, dhe për këtë nuk kursen as bashkëshorten.
I pyetur se çfarë nuk pëlqen tek partnerja e tij, Amarda Toska, Ermali rrëfeu:
“Një gjë që nuk më pëlqen tek Ami është kur vesh ca pizhame si të gjyshes.”
Përgjigjia e tij i ka shkrirë së qeshuri të ftuarit dhe publikun, siç mund ta shihni në videon promo të emisionit.
