Tenton vetëvrasjen në burg vëllai i Brunilda Kovacit, nënës së tre fëmijëve, që e vrau klienti i vet në France, ku punonte si prostitutë.
Sipas “News 24”, shkak duket se është bërë refuzimi i kërkesës për leje që ai i kishte bërë drejtorisë për të qenë në ceremoninë mortore për t’i dhëne lamtumirën e fundit motrës.
Mësohet se atë e kane transportuar për mjekim dhe pasi ka marre ndihmën e nevojshme është dërguar serish në qeli, ku vuan dënimin. Ai është cenuar për vrasje, 8 vite më parë.
Familja, miq e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit Brunilda Kovaçit sot në Berat, trupi i së cilës u soll nga Franca që të prehet në vendlindje.
37-vjeçarja u gjet e masakruar dhe gjysmë e djegur në një pyll të Francës në vigjilje të Krishtlindjeve.
Të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit në shtëpinë e nënës së saj, e cila i bëri thirrje shtetit të lejonte edhe dy djemtë e saj që janë në burg, të jenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit.
