Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dy dosje të shitblerjes së votës, testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo jo SPAK”, Basha thirrje prokurorisë të mos humbasë asnjë sekondë

17:32 / January 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu i bëri thirrje SPAK të hetojë dosjet e shitblerjes së votës dhe koncesioneve korruptive që gjenden në Prokurori.

Basha i ka quajtur këto dosje teste për SPAK, që vërtetojnë se institucioni i sapo krijuar është funksional dhe i drejtë.

Gjithashtu kryedemokrati i bëri thirrje prokurorëve të SPAK të mos humbasin asnjë sekondë dhe të punojnë fort sa më shpejtë.

“Ne do të marrim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një.

Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha.

Basha spak tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sarandë/ Lamallari dhe Gonxhe ndjekin nga afër masat për sezonin turistik: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

11:16 / August 13, 2026

Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin e padisë për emërimin e Ols Dados, Veliaj e ankimon: Prokurori s’duhet të ketë imunitet nga kontrolli gjyqësor

10:53 / August 13, 2026

Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Lundrës e Farkës, evakuohen 3 familje

10:49 / August 13, 2026

Gjirokastër, kontrolle intensive me dronë e radarë: Mbi 1900 masa administrative në 10 ditë

10:13 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.