Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kriza në Lindjen e Mesme/ Merkel takohet me Putin: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore, të respektohet marrëveshja

20:27 / January 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merkel PUTIN
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti të shtunën thirrjen drejtuar të gjitha palëve që respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Pak ditë më parë Teherani njoftoi se do të tërhiqet edhe më tej nga angazhimet në kuadër të marrëveshjes, duke pasuruar uranium pa kufizime.

Sipas një marrëveshje të ndërmjetësuar në 2015-n, Irani ra dakort me Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusisë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara

që të kufizojë programin e tij bërthamor.

“Ne u pajtuam që të bëjmë gjithçka për të ruajtur marrëveshjen. Gjermania është e bindur që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore“, tha zonja Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin Rus Vladimir Putin në Moskë ditën e shtunë.

“Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta mbajtur gjallë këtë marrëveshje, që sigurisht nuk është perfekte, por është një marrëveshje dhe përfshin angazhime nga të gjitha palët“, siç tha ajo.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat të premten vendosën saksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit, evropianët i kanë dhënë Teheranit më shumë

kohë për të shmangur prodhimin e armëve bërthamore nga ana e tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur gjithashtu se bisedimet për paqe në Libi do të mbahen në Berlin, në një kohë kur si Ankaraja ashtu si dhe Moska u kanë bërë thirrje fraksioneve ndërluftuese atje që të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Zonja Merkel tha “se shpresojmë që përpjekjet e përbashkëta nga Rusia e Turqia të jenë të suksesshme dhe se së shpejti do të dërgohen ftesat për një konferencë në Berlin” /VOA

merkel putin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.