Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Euro vijon zhvlerësimin ndaj lekut, forcohet dollari

20:21 / January 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1578319291 euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ecuria e kursit të këmbimit valutor gjatë javës 04-10 janar 2020 shënoi një rritje progresive të lehtë të monedhës europiane në raport me lekun, duke u kuotuar në nivelin 122 lekë kundrejt vlerës 121.77 lekë që shënoi në 30 dhjetor 2019, me një pozicionim ndjeshëm më të zhvlerësuar nëse krahasohet me javën e  parë të janarit 2019, ku arriti vlerën 123.55 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, dollari amerikan reflektoi paqëndrueshmëri gjatë kësaj jave, me luhatje të ndjeshme rritëse dhe zbritëse duke u këmbyer në fund të javës me 109.97 lekë. Ndërsa në fund të vitit që sapo kaloi u këmbye me 108.82 lekë pothuajse sa ishte edhe në janar 2019 ku u këmbye me 108,02 lekë.

Paundi britanik ndërkaq pas një rritje të konsiderueshme në javën e parë të vitit 2020. Paundi u këmbye në mesin e kësaj jave me 144.13 lekë dhe u zhvlerësua në raport me lekun të premten në nivelin e 143.63 lekë. Ndërsa në fund të dhjetorit 2019 u këmbye me 142.72 lekë.

Edhe Franga zvicerane ka regjistruar vlerën e saj më të lartë prej 113.01 lekësh në mes javë por më pas ka pësuar një zbritje në fund të saj duke u këmbyer në fundjavë me 112.81 lekë, nivel pothuajse i përafërt sa në dhjetor 2019, ku shënoi 112.30 lekë.

dollari Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.