Epo duket se debatet në median rozë mes emrave të njohur nuk do të kenë të sosur, teksa më shumë figura përfshihen në debatin e hapur mes Alketa Vejsiut dhe motrave Vjollca, ku disa dalin në mbrojtje të njërës e disa të tjetrës.
Së fundmi në këtë debat është përfshirë dhe moderatori i Ora News, Kelvi Kadilli, i cili në fakt motrat Vjollca nuk i ka quajtur prezantuese.
I ftuar në “ThumbOn”, Kelvi ka shprehur mbështetjen e tij për Alketën. “Motrat Vjollca nuk i kam konsideruar asnjëherë. Me Xhemin nuk kam asgjë, e kam xhan kurse motrat Vjollca nuk janë prezantuese, as njëra as tjetra. Luana është e lezeçme, gocë simpatike, nuk ka ndonjë aftësi marramendëse për të bërë prezantim, e ka mësuar gjatë rrugës. Asnjëherë nuk është mbajtur si një prezantuese e mirë shqiptare. Alketa është një ikonë dhe nuk ka si ajo në Shqipëri. Është e zgjuar dhe puntore, ambicioze dhe bën çdo gjë vetë dhe nuk ja hedhim poshtë. Ndërsa Marina ka bërë pushime, tani në Klanifornia nuk më pëlqen kur fillon ulëret me të madhe atje. Tani të dalë Marina dhe të flasë keq për Alketën, të lutemmm”, shprehet Kelvi.