Reporterët pa kufij kanë reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend paketën anti-shpifje.
Në një reagim të kësaj organizate thuhet se paketa është një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.
“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në mesazh në Tvvitter të Reporterëve pa kufij.
