Delinda Disha u largua sezonin e shkuar nga “Portokalli” pas përfundimit të kontratës, duke u bërë pjesë e ekipit të “Klanifornia”-s e duket se kjo ka sjellë edhe pakënaqësi.
Për herë të parë për këtë ka folur “partneri” i saj në skeçet e “Çiftit të lumtur”, Irgen Çela. Ai ishte i ftuar në “Shiko kush luan” me partneren aktuale në rol, Arjola Demiri.
Irgeni ka komentuar rolin që Delinda e mori me vete në Klanifornia, ku luan përkrah Olsi Bylykut dhe i ka vënë emrin “Çifti i shqyer”.
“Unë me Florin që në zanafillën e çiftit të lumtur e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot. Çifti ka qenë ideja ime fillestare por që në gjenezë e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe për sa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është aq e bukur sa origjinali. Por sigurisht kopja duhet. Ndër të tjera meriton të thuhet që bashkëpunimi që kemi pasur me Delindën ka qenë shumë i suksesshëm dhe ajo e ka bërë shumë mirë punën e saj si aktore. Por jam shumë, vërtetë shumë i kënaqur me gruan e re, me talentin dhe përmasat mbi të gjitha,”– tha ai.

