Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësoni ta njihni një burrë që tradhton vetëm duke e parë në fytyrë

15:34 / January 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tradhetia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më në fund vjen një përgjigje falë së cilës mund ta vëmë kokën rehat në jastëk. Një studim i botuar në Royal Society ka treguar që gratë mund të vlerësojnë probabilitetin e pabesisë së burrave thjesht duke parë një foto.

Një grupi prej 1.500 personash me origjinë kaukaziane iu kërkua të shihte fotot e 189 adultëve kaukazianë, 100 burra, 89 gra. Atyre iu kërkua të vlerësonin nëse personi në foto kishte qenë jobesnik në marrëdhëniet e kaluara. Studiuesit pastaj ekzaminuan saktësinë e përgjigjeve të tyre.

Studimi shfaqi rezultatet si më poshtë:

‘Gjetëm një saktësi të paparashikuar në gjykimet mashkullore për mungesë të mundshme besnikërie për të njëjtin seks, pra burrat për burrat,  por jo burrat për gratë. Në të njëjtën kohë, gratë u treguan më të sakta në zbulimin e tradhtisë kur analizuan burrat dhe më pak të afta kur kishte gra të tjera në skenar.

Si përmbledhje, si burrat ashtu edhe gratë kanë shfaqur saktësi mbi mesatare në njohjen e tradhtarëve të mundshëm, por vetëm për fytyrat e burrave dhe jo të grave”.

Me fjalë të tjera, si burrat ashtu dhe gratë, arrijnë që me një shikim të thjeshtë të kuptojnë nëse ka gjasa që një burrë të tradhtojë.

Si të njohim fytyrën e një tradhtari serial

Studiuesit kanë shpjeguar se pjesmarrësit në studim përqendroheshin në ‘mashkulloritetin e fytyrës’ për të gjykuar mungesën e besnikërisë së burrave në foto.

Sipas studiuesve, mashkulloriteti i fytyrës është një ‘sinjal i konsoliduar që tregon prirjen për të përshtatur strategji afatshkurtra të çiftëzimit”.

Me fjalë të tjera, burrat me linja shumë të theksuara të fytyrës kanë më shumë gjasa të konsiderohen jobesnikë.

Dhe në fakt rezultoi vërtet ashtu: këta burra në të vërtetë kishin raportuar se kishin tradhtuar.

Por cilat tipare të meshkujve u morën parasysh në studim? Vetulla të trasha, nofull e definuar dhe buzë të holla.

Megjithatë, studiuesit kanë vënë në dukej se rezultatet janë modeste dhe bazohen në një kampion shumë të kufizuar të njerëzve. Kështu, gra të dashura, nëse ju burri juaj i ka të gjitha karakteristikat e mësipërme, mos u frikësoni: ndiqni instinktin tuaj, por mos i mbështesni vendimet tuaja vetëm në tiparet e fytyrës./ Living.al

burre fytyre tradhton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.