Menjëherë pasi kreun i PD-së Lulzim Basha tha se janë mandatuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për dakordësimin e procesit të reformës zgjedhore, u njoftua dhe takimi mes Damian Gjiknurit të PS, Rudina Hajdarit të opozitës parlamentare, Oerd Bylykbashit të PD dhe Vasilit të LSI-së.
Tre janë kërkesat që opozita jashtë Parlamentit do të paraqesë në këtë takim.
- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.