Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

OKB: Mosha mesatare e shqiptarëve arrin 61 vjeç në 2100, më pleqtë e Europës Jugore

08:50 / January 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pleqeria plakja pensioniste 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të OKB-së shkon në vitin 2050 në 50.1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç.

Në skenarin pesimist me vijimësi të emigracionit dhe rënie të lindshmërisë, mosha mesatare e popullsisë arrin në 79.1 vjeç në vitin 2010 dhe gjithsej popullsia banuese brenda Shqipërisë arrin në 512 mijë banorë.

Projeksionet e popullsisë të OKB-së janë rishikuar me përkeqësim për Shqipërinë në raport me vitin 2018, për shkak të rishikimit të treguesve të emigracionit. Gjithashtu OKB pasuroi projeksionet me tregues shtesë mbi normat e lindshmërisë, vdekjeve dhe anketave kombëtare të nivelit të jetesës, sipas shpjegimeve që shoqërojnë tabelat e popullsisë.

Në vitin 2020 mosha mesatare e popullsisë shqiptare do të jetë 36.4 vjeç, ndërsa të dhënat kombëtare raportuan se në vitin 2018 mosha mesatare ishte 35.4 vjeç.

Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë do të rritet me ritme më të shpejta se vendet e tjera të grupit të Europës Jugore me dy ose tre fish.

Për shqiptarët mosha mesatare do të rritet me 25 vite gjatë periudhës, për italianët vetëm 6 vite, për boshnjakët 9.8 vite, për grekët 7 vite, për kroatët 8 vite, për serbët 10.5 vite dhe për maqedonasit 11.1 vite.

Mosha e mesatare e shqiptarëve do të rritet gjatë këtij shekulli gati dy herë më shumë se e popullsisë rajonale dhe tre herë më shumë se vendeve të Europës Jugore.

Skenari pesimist i OKB-së parashikon që deri në vitin 2100 në Shqipëri të banojnë rreth 512 mijë banorë ku 70 për qind e tyre do të jenë pleq të 70 -ve.

Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh. Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë në rastin më të mirë dhe 512 mijë banorë në rastin më të keq./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë, afati i fundit për presidentin/ Nuk ka dakordësi mes partive, ligji për “Specialen” mbetet peng

11:11 / October 6, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.