Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Disa mënyra si ta përmirësojmë shëndetin mendor

14:00 / January 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shendeti mendor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një dekadë ku stresi, depresioni dhe ankthi janë prezentë gjithandej, është shumë e rëndësishme të punojmë dhe ta mbajmë mirë shëndetin mental, shkruan CNN.

Fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra, të cilat janë aprovuar shkencërisht dhe të cilat e përmirësojnë dukshëm shëndetin tonë mendor

CNN i ka renditur disa prej tyre:

Praktikoni optimizmin- duke shikuar anën pozitive të gjërave, ju e përmirësoni shëndetin tuaj mental. Njerëzit optimistë janë 35% më pak të rrezikuar të pësojnë një sulm në zemër, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të ushtrojnë vazhdimisht, të kenë sistemin më të fortë imunitar si dhe të jetojnë më gjatë. Të jeni pozitivë nuk do të thotë ta injoroni stresin e ditës. Të jesh optimist do të thotë që kur ndodhin gjëra negative në jetë, të mos e fajësoni veten, dhe të mësoni nga gabimet. Nëse mendoni se nuk jeni person optimist, mos i brengosni, shkenca ka treguar se vetëm 25% e optimizmit është  e programuar nga gjenet tona, që do të thotë ne mund ta ushtrojmë trurin tonë t’i shoh gjërat më pozitive.

Bëni punë vullnetare– studimet kanë treguar se t’i viheni njerëzve në shërbim, duke ju ndihmuar pa pritur asgjë në këmbim, i stimulon disa qendra të trurit, që janë të lidhura më hormonet e lumturisë. Puna vullnetare e minimizon stresin, e përmirëson depresionin si dhe e zvogëlon rrezikun e  disa problemeve të tjera shëndetësore.

Jeni mirënjohës– numërimi i gjërave pozitive që ju ndodhin në jetë, na mbron nga ankthi dhe depresioni. Sipas ekspertëve një ndër mënyrat më të mira për ta bërë mirënjohjen pjesë të jetës tuaj, është të mbani shënime. Përpara se të shkoni në shtrat, shkruani një eksperiencë të mirë që keni pasur brenda ditës sado e vogël që të jetë.

Shoqërohuni me njerëz– sipas ekspertëve, njerëzit të cilët janë më të lidhur me familjen, shoqërinë dhe komunitetin janë më të lumtur dhe kanë shëndet më të mirë mental. Kjo teori është vërtetuar me anë të një studimi të bërë nga shkencëtarë të Universitetit të Harvardit.

Qartësoni qëllimet tuaja në jetë– gjetja e qëllimit kryesor të jetës, është një mënyrë e mirë për të qenë të lumtur. Psikologu nga Universiteti i Pensilvanisë Martin Sëlingman, ka thënë për CNN se gjetja e qëllimit jetësor, mund të bëhet vetëm kur një individ bëhet pjesë e një gjëje më të madhe se vetja, duke përfshire religjionin, familjen dhe kauzat e tjera sociale siç është puna vullnetare. /Express

hëndetin mendor menyra përmirësojmë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.