Telenovela turke “Sulejmani i Madhërishëm” ka qenë një ndër më të ndjekurat në ekranet shqiptare, ku disa vite më parë transmetohej në Albanian Screen.
Seriali historik rikthehet dhe këtë herë do të transmetohet në Televizionin Klan. Telenovela e transmetuar në 75 vende të botës flet për sundimin 46-vjeçar të Sulltanit ku në thelb trajtohet dashuria për Hyrremin dhe lufta për pushtet mes grave të haremit.
Historia e tyre konsiderohet si “dashuria e shekullit: për shkak se kaloi shumë peripeci.