Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tritan Kalo qetëson qytetarët: Alarm i pabazë për meningjitin, ja arsyet

12:11 / January 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
doktori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo me anë të një shkrimi qartësues ka sqaruar qytetarët se meningjiti nuk përbën shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiologjik në vendin tonë duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.“

Infeksionet e shkaktuara nga N.meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter.

Gjatë viteve 2001 – 2019 janë raportuar 133 raste (pra në 20 vitet 2001-2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mesatarisht 6.6 raste në vit, TK). Sa mijëra e mijëra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet, Përse bëhet gjithë kjo zhurmë për diçka që nuk përbën asnjë shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiologjik?”, shkruan mjeku i mirënjohur Tritan Kalo.
Shkrimi i plotë:

Pak vëmendje dhe durim për t’a lexuar deri në fund këtë Informacion qartësues…..Në kuadër të më të fundit PPP (Protagonizëm Panikndjellës dhe Përfues), që përfshihet edhe ajo në lëvizjen KÇK (Kap Ç’të Kapësh), pa asnjë arsye objektive, shkencore, epidemiologjike e logjike, është krijuar një panik i pajustifikueshëm, deontologjikisht i pa pranueshem dhe ligjërisht i dënueshëm, në lidhje me infeksionet e cipave të trurit nga Neisseria meningitidis, ose sikundër më shpesh ky mikroorganizëm njihet, nga MENINGOKOKU….

Ju kolegë, miq e bashkëqytetar që jo pak më keni telefonuar apo shkruar këto ditë, për t’ju sqaruar edhe më shumë po u sjell informacionin më të fundmit të ISHP-së (Institutit të Shëndetit Publik):

“Infeksionet e shkaktuara nga N.meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 – 2019 janë raportuar 133 raste (pra në 20 vitet 2001-2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mezatarisht 6.6 raste në vit, TK). Gjatë vitit 2019 janë raportuar si Meningit bakterial meningokoksik 5 raste (0.2 incidence raste/100.000 banorë), Meningite bakteriale jo meningokoksik 18 raste (0.6 incidence raste/100.000 banore) dhe si Meningite virale aseptike 7 raste (0.2 incidence, raste/100.000 banore).” (ISHP)…..sa mijëra e mijëra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet, përse bëhet gjithë kjo zhurmë për diçka që nuk përbën asnjë shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiologjik?!?!?!….

Jemi në një situatë jo pak të ngarkuar epidemiologjike me Infeksione stinore respiratore, sidomos me GRIP (AH1N1, AH3N2 dhe por aspak shqetësuese për infeksionet nga N. meningitides….

Përkujdesi për mos përhapjen e këtyre infeksioneve respiratore përfshirë edhe gripin, si infeksione që merren në mënyrë aerogene pra nga rrugët e frymëmarrjes, ndikon njëkohësisht në uljen e mundësisë së infektimit nga mikroorganizma të tjerë, që përhapen me këtë rrugë përfshirë edhe N. meningitidis…..përse gjithë kjo tollovi për vaksinim ndaj Meningokokut, kur një vaksinim i tillë nuk përfshihet në skemat e vaksinimit të detyrueshëm në asnjë vend të botës…..Për profilaksinë e përhapjes në personat e kontaktit të ngushtë me një të sëmurë të tillë, ka mundësi efektive terapeutike antibakteriale (Ciprofloxacin, Rifampicine), gjë për të cilën do të merrni këshillat e duhura dhe shumë të vyera nga mjekët trajtues të tyre, përpos vaksinimit vetëm në disa raste specifike….

Nëse shkoni në Mekë për Peligrinazh në këtë vend të shenjtë, ose për arsye pune në disa vende afrikane, informohuni sepse për shkak të incidencës së lartë, pra të numurit mjaft të lartë të Meningiteve bakterialë nga N. meningitides në këto vende (“African meningitis”), bëhet e detyrueshme vaksinimi para vajtjes atje….ju lutem më pak panik dhe më shumë arsyetim logjik …..Jeta vazhdon!!!”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë bashkëshorten

19:04 / August 13, 2026

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 2026

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026

Mësuesja turke që u arrestua në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime

17:02 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.