Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se vendi ynë ka nevojë për një reformë kushtetuese. I pranishëm në emisionin “Opinion” ku po diskurohet për tryezën e Reformës Zgjedhore, Vangjeli tha se Opozita ka ardhur në një ditë të zezë që të shkëlqejë Damian Gjiknuri.
“Kryetari i partisë më të madhe në vend e bën atë që tha Mandi (ka tredhur parlamentin). Të njëjtën gjë ka bërë dje Sali Berisha, të njëjtën gjë do të bëjë dhe ai që do të vijë më pas. Gjithë ky diskutim bëhet që ne të korigjojmë tre burra dhe një grua,”– tha Vangjeli teksa shkoi më tej se si duhet të funksionojë sistemi në Shqipëri për t’u mbyllur dyert biznesmenëve që pretendojnë të bëjnë deputetin.
Këtu ndërhyri edhe gazetari Blendi Fevziu, që tha se do të tregonte një gjë të bukur.
Blendi Fevziu: Do bëj një pyetje por do të ma premtosh të më thuash të vërtetën. Jemi tetë burra këtu. Sa rekorde fjalimesh ke arritur?
Lorenc Vangjeli: Kam bërë 14 fjalime në një seancë. Por ishin edhe PD edhe PS.
Blendi Fevziu: Hahhaahah edhe lexon “kërpëratën” atje pastaj
Fitim Zekthi: Jo, se po i pate bërë për këtë parlamentin tani, del keq Lenci.
Lorenc vangjeli: Jojojo…ahahaha jojo.
Blendi Fevziu: Mirë që ua bëje por arrije t’i bëje dot tamam se është edhe puna e diksionit…
Lorenc Vangjeli: Më pëlqen pyetja jote por nuk do të të përgjigjesha kurrë nëse s’do ishe protagonistë në ngjarje. Do të ta kujtoj tani. Përpara një seance parlamenti kur diksutohej për hapjen e kutive të votoimi, në muajin mars të vitit 2010 ke qenë për dakrë me doktorin Sali Berisha dhe me Sandër Frangaj. Dhe Berisha si mjeshtër që është të pyet “o Blend po çfarë të them ndonjë gjë tjetër.”
Blendi Fevziu: S’e mbaj mend, jo këtë të fjalimeve të tua s’e dija…sa është kosotja për një fajlim
Lorenc Vangjeli: Një sekond ta mbaroj, janë dy gjëra që më bënim mua ta bëja këtë gjë. Së pari miqësia dhe dëshira për t’u tallur
Blendi Fevziu: Ore po ke marrë lekët nuk është tallje
Lorenc Vangjeli: Atëherë ta mbaroj, po në atë Parlament, doktori tha ai që bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natë. Dhe më pas fillova t’u shmangjia se thashë e mori vesh doktori. Mua më pas më erdhi Ritvani me bllok në dorë dhe me 100 euro…
