Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hapja e negociatave me BE, Spiropali: Shqipëria i ka bërë detyrat e saj

13:12 / January 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0111111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuar në studion e “Euronews Albania”, ku foli për marrëveshjen e arritur me opozitën jashtëparlamentare për miratimin e Reformës Zgjedhore si dhe për rrugën europiane të Shqipërisë.

Duke komentuar vizitën në Shqipëri të komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, znj. Elisa Spiropali pohoi se ky akt është në vetvete një mesazh i ngrohtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për rrugën e tyre europiane.

“Në fakt u tha e kundërta, pra që Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe Komisioni e Këshilli duhet të mbajnë premtimet e tyre. Ky ishte edhe mesazhi i komisionerit për zgjerimin të BE-së, që është një mesazh i ngrohtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jemi përpara një situate të re. Komisionari tha se është duke negociuar, duke u ulur, duke folur për vendet se janë skeptike për procesin e integrimit në tërësi dhe shpreson se shumë shpejt Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të çelin negociatat.”-tha znj.Elisa Spiropali.

Ministrja Spiropali theksoi se kthesa e opozitës dhe ulja e saj në tryezën e reformës është një shenjë e mirë për demokracinë shqiptare.

“Ne atë nuk mund atë dimë. Franca është një vend që ka, posaçërisht Macron ka idetë e veta mbi integrimin, kokën e tij nuk e lexojmë dot, por ne bëjmë punët që duhen bërë. Unë mendoj se shumë nga qëndrimet janë afruar dhe besoj se Gjermania, e cila ka qenë një mbështetëse e madhe është afruar në qëndrim me Francën dhe me vende të tjera.

Ne si mazhorancë jemi aty ku kemi qenë, sepse nuk kemi lëvizur nga kjo tryezë. Kemi qenë të hapur. Është një lajm I mirë që opozita jashtëparlamentare ka braktisur rrugën e dhunës, molotovit, të përjashtimit dhe heqjes dorë nga institucionet.

Ne shpresojmë se 15 marsi të jetë data e fundit për të bërë ndryshimet dhe të adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Jemi në rrugë të mbarë, sepse është bërë një punë e madhe përgatitore. Diskutimi i sistemit zgjedhor nuk ka qenë asnjëherë diskutim që kërkohet nga partneret tanë.

Kjo është një çështje kushtetuese, pra duhet ndryshuar kushtetuta për të ndryshuar sistemin. Është një diskutim që ne jemi pa asnjë kompleks për ta bërë, por primare kemi rekomandimet e OSBE-ODIHR”-theksoi ndër të tjera, ministrja Elisa Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.