Prej ditësh nga partitë opozitare po flitet për zgjedhje të parakohshme pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore me maxhorancën. Mirëpo Manjani shkruan se edhe sikur kjo të jetë e mirëqenë, zgjedhjet nuk bëhen dot brenda vitit, pasi do të duhen të paktën 9-10 muaj për t’u përgatitur për zbatimin e ndryshimeve që qarkullojnë në tryezë për Kodin Zgjedhor.
“Një tjetër gjë interesante.
Sikur nesër të miratohen ato ndryshime që qarkullojnë në tryezë për Kodin Zgjedhor, do të duhet të paktën 9-10 muaj për të përgatitur zbatimin e tyre.
Ky afat sigurisht vlen nëse qeveria është vullnetmirë dhe punon seriozisht për përgatitjen e infrastukturës zgjedhore që imponojnë ato ndryshime…
Pra logjikisht këtë vit nuk ka se si të bëhen zgjedhje!!!
Të paktën jo me kodin e ndryshuar…”