Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Akuzohet se përdhunoi për vite me rradhë të bijën, i burgosuri “frymëzohet” nga lirimi i Kolaverit dhe Dokles: Kërkoj lirinë!

18:54 / January 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhunim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i gjykatës për të lënë të lirë ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe të Ergys Kolaverin, të dënuar me 20 vjet burg, duket se ka hapur “oreksin” e të dënuarve të tjerë, të cilët tashmë kanë kërkuar lirinë.

I tillë është edhe i burgosuri Qirjako Nakuçi, i cili është dënuar me 15 vjet burg, pasi akuzohet se ka përdhunuar të bijën për 16 vjet me rradhë, që kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe. Ishte vetë e bija që e denoncoi pak vite më parë Nakuçin, i cili u arrestua në vitin 2018. Ai pranoi krimin asokohe dhe shprehu pendesë para trupës gjykuese, por nuk hezitoi të bënte dhe të bijën bashkëfajtore, duke u shprehur se “gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj”.

Në një bisedë telefonike për “Fax News”, Qirjaku u shpreh se po mbahet padrejtësisht në burg, pasi nuk e ka kryer aktin për të cilin është dënuar.

Ai kërkon lirimin nga burgu, ndërsa thekson se i ka plotësuar të gjitha dokumentacionet për ta apeluar çështjen e tij në SPAK.

Nakuçi tha:

Edhe sikur të kisha qenë kriminel nuk do të isha dënuar kaq, jam i pafajshëm. Akuzohem se kam përdhunuar vajzën 9-vjeçare e cila nuk është vajza ime biologjike. Ju lutem të më ndihmoni, të më nxirrni të drejtën. Unë nuk e di të rrish 15 vite në burg, është ose të vrasësh veten, o nuk e di. I kam bërë dhe letër SPAK për rishikim të çështjes, kërkoj që të përjashtohet gjyqtari dhe prokurori i cështjes kanë manipuluar provat. Ajo është vajza ime në letra, por jo biologjikisht, por që të akuzohem në këtë mënyrë më duket e padrejtë. Mua më kanë ndaluar në vitin 2018, dhe vajza pretendon se është përdhunuar kur ka qenë 9 vjeçe, pretendon se ka mbaruar juridikun, por në të vërtetë është vetëm me 9 klasë.”

Qirjako Nakuçi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë bashkëshorten

19:04 / August 13, 2026

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 2026

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026

Mësuesja turke që u arrestua në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime

17:02 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.