Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Albin Kurti me slloganin e LSI-së: Do ta bëjmë qeverinë e re të paparë

22:21 / January 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albin Kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat mes tij dhe Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.

Albin Kurti tha se janë afër marrëveshjes me LDK-në.

Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ”do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”.

”Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dhe ta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës” ta ai te Klan Kosova.

Ku qëndrojnë negociatat për marrëveshje mes VV-së e LDK-së?

”E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar”.

”Të enjten e 9 janarit na është thënë ”do të pyetet Këshilli i LDK-së për propozimin tonë”.

Kur do ta dorëzojë emrin e mandatarit tek Presidenti Thaçi?

”Ne do ta dërgojmë propozimin tonë tek presidenti, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në”.

”Nga takimi më 6 janar të hënën bëhen 2 javë, dhe po përpiqemi që një propozim i tillë të shkojë në presidencë bashkë me marrëveshjen”.

”Dëshiroj që Qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK. Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës”.

Albin Kurti me slloganin e LSI-së qeverine e re
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026

“Kandidatët e PD-së iknin me pushime gjatë fushatës!”, Dash Sula debat me Koplikun: Ja diferenca mes Ramës e Berishës

10:32 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.