Këngëtarja e njohur Celine Dion ka humbur nënën në moshën 92-vjeçare. Gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar shumë së fundmi, teksa kishte humbur shikimin, dëgjimin dhe kujtesën.
51-vjeçarja Celine, i ka dedikuar një koncert në Miami. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të viteve më parë, krah së cilës shkruan: “Mami ne të duam shumë! Të dedikojmë shfaqjen e sotshme dhe do këndoj për ty me gjithë zemrën time”.


