Pronarët që kanë blerë shtëpi në pallate që është shkelë leja dhe ndërtuesit janë zhdukur pa i pajisur banorët me tapinë e shtëpisë, duhet të ndjekin një procedurë specifike për të marrë certifikatën e pronësisë. Agjencia e Kadastrës ka publikuar sot një manual me të gjitha hapat që duhet të ndjekin banorët e këtyre pallateve për të marrë tapitë e shtëpive të tyre. Procesi nis me emërimin e një administratori, i cili duhet të përfaqësojë të gjithë banorët e pallatit në zyrat e Kadastrës dhe të ndjekë gjithë procesin.
PERCAKTIMI I PERSONIT – ADMINISTRATORIT TE PROCESIT
Përfaqësuesi i zgjedhur nga banorët duhet të jetë i autorizuar me prokurë. Si i tillë mund të caktohet administratori i pallati t, avokat, individ i besuar nga qytetarët, etj. Ai do te luajë rolin e administratorit të procesit, do të mbajë kontaktin me institucionin/institucionet si dhe banorët, paralelisht, për të koordinuar bashkëpunimin, mbledhjen e dokumentacioni t të nevojshëm, për të përfaqësuar qytetarët në takime sipas nevojës, etj.
LISTA E BANOREVE
Personi i autorizuar, duhet të hartojë listën e saktë të banorëve posedues dhe pronarë legjitimë të apartamenteve, njësive apo garazheve, ndarë sipas kateve, renditur sipas radhës, si dhe numrin rendor fizik të pronës që posedojnë.
KOPJE TE VETDEKLARIMEVE / KONTRATAVE
Personi i autorizuar, duhet të mbledhë nga qytetarët që ai përfaqëson, të gjitha Vetëdeklarimet , kontratat e porosisë së banoreve, si dhe çdo akt tjetër noterial që lidhet me pronën e poseduar. Që të fillojë procedura e legalizimi t nga ana e ASHK, duhet që minimalisht të jenë mbledhur mbi 80% e dokumentacionit të të gjithë godinës.
KOPJE TE ID
Personi i autorizuar, duhet të mbledhë kopje të kartave të identiteti t të personi t/personave që kane kryer blerjen, dmth që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes.
CERTIFIKATE FAMILJARE TE BLERSIT, NE MOMENTIN E BLERJES
Personi i autorizuar, duhet të mbledhë të gjithë certifikatat familjare të personi t/personave që kane kryer blerjen, dmth që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes.
KALIMET MBI PRONESINE, NJESINE E POSEDUAR
Personi i autorizuar, duhet të mbledhë dhe të administrojë në dokumentacionin e dorëzuar, kont ratat të cilat kanë realizuar shitje në palë të treta. Pra, të sigurohet përfituesi final juridikisht i vlefshëm, i njësisë, apartamenti t apo garazhi t.
PROJEKTI I MIRATUAR
Personi i autorizuar, duhet të dorëzojë në format digital (ne DWG), projektin e përpunuar sipas lejes së miratuar në njësinë vendore përkatëse. Kopja e projekti t mund të tërhiqet nga bashkia/komuna, për ta përpunuar nga format letre në format digital.
PROJEKTI I GJENDJES EKZISTUESE
Personi i autorizuar, duhet të dorëzojë në format digital (në DWG), projektin e përpunuar sipas gjendjes ekzistuese sot. Në këtë dokument, do të paraqiten të gji tha ndryshimet e mundshme, që ka pësuar objekti nga leja e miratuar, duke reflektuar sipërfaqet e shtuara, sipërfaqet e mbyllura, ndryshimet e destinacionit
PROJEKTI I PALLATIT PA LEJE NDERTIMI
Personi i autorizuar, duhet të dorëzoje në format digital (ne DWG), projektin e pallati t të ndërtuar pa leje.
TABELA E SIPERFAQEVE
Personi i autorizuar, duhet të konfirmojë se, së bashku me projektin e zbatuar, të jetë dorëzuar edhe tabela e sipërfaqeve në çdo kuotë, me ndryshimet që janë realizuar nga projekti i miratuar me leje ndërtimi.
AKT – EKSPERTIZA E QENDRUESHMERISE SE OBJEKTIT
Çfarëdo akti notarial, që lidhet me posedimin dhe pronësinë, është mirë të depozitohet si dokumentacion shtesë, për të qartësuar gjendjen juridike. Personi i autorizuar, duhet të dorëzoje akt ekspertizën për qëndrueshmërinë e objekt i t, të hartuar dhe firmosur nga inxhinier konstruktor i licencuar. Së bashku me akt-ekspertizën, duhet të jenë të bashkëlidhura licenca e vlefshme juridikisht, e noteruar, (studio apo individ, qoftë). Akti realizohet një i vetëm për të gjithë godinën, pavarësisht se sa prej banorëve kanë paguar apo jo për realizimin e akti t. Nëse do të disponohet, dokument i vlefshëm juridikisht, Konsiderohet edhe deklarata noteriale e konstruktori t , zbatuesi t të punimeve dhe investitorit , ku sigurohet se objekti i zbatuar është Konstruktivisht i qëndrueshëm edhe pas ndryshimeve në zbatim.
AKT MARREVESHJE MIDIS NDERTUESIT DHE PRONAREVE TE TRUALLIT
Personi i autorizuar, duhet të saktësojë dhe sigurojë nëse, përfitues në leje legalizimi brenda godinës, janë edhe pronarët e truallit, apo trashëgimtare të tyre. Nëse në dokumentacionin e poseduar nga ASHK, kontrata e sipërmarrjes është në mungesë, pronarët e trualli t duhet të dorëzojnë kopje të akt – marrëveshjes ose kontratës së sipërmarrjes, si dhe çfarëdo akti tjetër noterial, i cili ka lidhje me këtë zhvillim.